Ndërlidhjet

logo-print

Gjeorgjia dëshiron monitorues amerikanë


Gjeorgjia dëshiron që Shtetet e Bashkuara të ndihmojnë në monitorimin e vijës kufitare me rajonet gjeorgjiane, Osetia Jugore dhe Abkhazia, të cilat njihen dhe mbështeten nga Rusia.

Në komentet para ardhjes së zëvendëspresidentit amerikan, Xhozef Bajden, në Tbilisi, sekretari i Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Gjeorgjisë, Eka Tkeshelashvili, tha se Tbilisi dëshiron që monitoruesit e Shteteve të Bashkuara ta përforcojnë punën e vëzhguesve të Bashkimit Evropian.

Aktualisht, monitoruesit e BE-së janë të vetmit ndërkombëtarë që kanë mbetur në Gjeorgji, pasi Moska e bllokoi zgjatjen e mandateve të misioneve të OKB-së dhe të OSBE-së në këtë rajon.
XS
SM
MD
LG