Ndërlidhjet

Irak: U vranë 5 pelegrinë iranianë


Policia e Irakut thotë se persona të armatosur sot kanë vrarë pesë pelegrinë iranianë, përfshirë edhe një grua, gjatë sulmit ndaj një minibusi afër qytetit Bakuba.

Sipas policisë, viktimat ishin në mesin e 30 pelegrinëve, që udhëtonin në rajonin e Bakubës.

Ky sulm u bë, një ditë pasi në valën e sulmeve në gjithë Irakun u vranë 21 vetë. Kjo ishte dita më vdekjeprurëse në Irak, prej se forcat e Shteteve të Bashkuara u tërhoqën nga vendbanimet në gjithë Irakun, më 30 qershor.
XS
SM
MD
LG