Ndërlidhjet

Hollbruk bisedon me pakistanezët


Emisari special i Shteteve të Bashkuara për Pakistanin dhe Afganistanin, Riçard Hollbruk, ka zhvilluar bisedime me liderët e Pakistanit, të cilët kanë shprehur drojën se ofenziva amerikane në Afganistan mund të destabilizojë Pakistanin.

Hollbruk u takua me kryeministrin pakistanez, Jusuf Raza Gilani, dhe pritet të takohet edhe me presidentin, Asif Ali Zardari dhe me zyrtarë të tjerë.

Vizita e Hollbrukut në Pakistan po bëhet në kohën kur e përditshmja amerikane Nju Jork Tajms raportoi për shqetësimet e Pakistanit në lidhje me kalimet eventuale të militantëve nga Afganistani në këtë vend, për shkak të intensifikimit të operacioneve ushtarake amerikane.
XS
SM
MD
LG