Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Shenja të stabilizimit të ekonomisë


Shefi i Rezervave Federale të SHBA-ve, Ben Bernanki, tha se ekzistojnë shenja se ekonomia amerikane ka filluar të stabilizohet.

Në një paraqitje para Kongresit, zoti Bernanki, tha se lëvizjet e guximshme, që i kanë ndërmarrë qeveritë në mbarë botën, me gjasë, e kanë evituar shkatërrimin e sistemit botëror financiar.

Megjithatë, zoti Bernanki, ka tërhequr vërejtjen se ripërtritja ekonomike edhe mëtutje varet nga ndihma shtetërore.

Por, shefi i Rezervave Federale Amerikane (Banka Qendrore Amerikane), Ben Bernanki, tha se Shtetet e Bashkuara ende nuk kanë dalë nga kriza.

“Pasiguria në aspektin e punësimit, së bashku me rënien e vlerës së shtëpive dhe mungesa e kredive, me gjasë do ta kufizojnë rritjen e shpenzimeve”, tha ai.
XS
SM
MD
LG