Ndërlidhjet

Bajden: Raportet me Moskën-jo në dëm të Kievit


Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për një Ukrainë “të lirë, demokratike dhe prosperuese”.

Në fund të vizitës dyditore në Kiev, ai garantoi se përpjekjet e presidentit, Barak Obama, për të përmirësuar raportet me Rusinë, nuk do të shkojnë në dëm të Ukrainës.

“Në kohën e rivendosjes së marrëdhënieve me Rusinë, ne po ritheksojmë përkushtimin tonë për një Ukrainë të pavarur. Ne nuk njohim asnjë sferë të ndikimit ose mundësinë që një shtet tjetër të kundërshtojë zgjedhjet që bën një shtet i pavarur apo me kë dhe në cilat kushte dëshiron të bashkëpunojë ai shtet”, tha Bajden.

Zëvendëspresidenti amerikan pritet të dërgojë mesazhe të ngjashme edhe në Gjeorgji, ku ai do të arrijë më vonë gjatë ditës.
XS
SM
MD
LG