Ndërlidhjet

logo-print

Beograd: U takuan Cvetkoviq – Gruevski


Gjatë takimit të sotëm të kryeministrit të Serbisë, Mirko Cvetkoviq, me atë të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, janë lënë anash dallimet për Kosovën dhe janë fokusuar në integrimin në Bashkimin Evropian dhe në bashkëpunimin ekonomik.

“Vendet tona e kanë të njejtin synim, e ky është anëtarësimi në Bashkimin Evropian”, u tha gazetarëve kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski dhe shtoi se “qëllim i yni është që një ditë t’i shohim vendet tona në Evropën pa kufij”.

Kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkoviq, në konferencën e përbashkët për shtyp, tha se të dy liderët janë pajtuar për shumë çështje, ndërsa gjatë takimit janë nënshkruar disa marrëveshje për bashkëpunim ekonomik dhe kulturor.

Kjo është vizita e parë e kryeministrit Nikolla Gruevski, në Serbi, prej se Maqedonia e njohu pavarësinë e Kosovës, në tetor të vitit 2008.
XS
SM
MD
LG