Ndërlidhjet

Pakistan: Vriten 30 talibanë


Zyrtarët pakistanezë thonë se trupat ushtarake, të mbështetura nga aeroplanët luftarakë, kanë vrarë më shumë se 30 militantë të talibanëve në rajonin e Luginës Suat, në veriperëndim të Pakistanit.

Ky veprim hyn në kuadër të fushatës ushtarake të Qeverisë së Pakistanit kundër rebelëve talibanë në bastionet veriperëndimore në kufi me Afganistanin.

Pakistani pretendon se janë vrarë më se 1800 talibanë dhe 166 pjesëtarë të personelit të sigurisë gjatë fushatës së qeverisë kundër rebelëve, por këto të dhëna nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.
XS
SM
MD
LG