Ndërlidhjet

logo-print

BE: Monitorohen Bullgaria dhe Rumania


Bullgaria dhe Rumania nuk kanë bërë sa duhet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, andaj këto vende duhet të pranojnë monitorimin nga ana e Bashkimit Evropian edhe për një vit shtesë, thuhet në raportet vjetore të Komisionit Evropian për këto dy shtete.

Ekzekutivi i BE-së theksoi se dy vendet e dikurshme komuniste kanë bërë disa hapa të rëndësishëm gjatë vitit të kaluar, gjë që ka rritur shpresat se do të arrihen standardet evropiane.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Johanes Lajtenberger, tha se mbikëqyrja e BE-së “është një sistem, i cili prodhon rezultate, por ai nuk ka prodhuar ende rezultatet e nevojshme”.

Ai tha se për këtë arsye, Komisioni Evropian do të vazhdojë vëzhgimin e zhvillimeve në Bullgari dhe Rumani deri në raportin e ardhshëm, në korrik të vitit 2010.

Bullgaria dhe Rumania u anëtarësuan në Bashkimin Evropian në vitin 2007.
XS
SM
MD
LG