Ndërlidhjet

logo-print

BE: Islanda do të aplikojë për anëtarësimin


Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian tha se Islanda pritet të dorëzojë aplikimin zyrtar për anëtarësim në Bashkimin Evropian këtë javë.

Ministri i Jashtëm i Islandës, Osur Skarfedinson, pritet t’ia paraqesë kërkesën homologut të tij suedez, Karl Bild, gjatë vizitës së tij në Stokholm, të enjten.

Parlamenti i Islandës miratoi, kohë më parë, planin e qeverisë për t'iu bashkuar BE-së.

Qeveria thotë se anëtarësimi në BE është mënyra më e mirë për stabilizimin e ekonomisë së Islandës, e cila ishte shkatërruar nga kriza financiare globale.
XS
SM
MD
LG