Ndërlidhjet

Bajden arriti në Gjeorgji


Qindra gjeorgjianë me flamuj dhe mbishkrime e kanë pritur zëvendëspresidentin amerikan, Xhozef Bajden, në rrugët e Tbilisit.

Prej mbishkrimeve mbizotëronin ato “Mos na harro” dhe “Jo okupimit”, që ishte referencë ndaj trupave ruse të vendosura në rajonet separatiste në Osetinë Jugore dhe në Abkhazi.

Pritet që zoti Bajden do ta riafirmojë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Gjeorgjinë.

Në Tbilisi, zoti Bajden arriti nga Kievi.
XS
SM
MD
LG