Ndërlidhjet

Moldavi: Rumania nuk ishte e involvuar në trazira


Prokurori i Përgjithshëm i Moldavisë, Valeriu Gurbuela, tha sot se Rumania nuk ishte e involvuar në trazirat, që shpërthyen në Moldavi, pasi protestuesit anti-qeveritarë akuzuan autoritetet për vjedhje të votave në muajin prill.

Megjithatë, sipas prokurorit, gjatë trazirave është bërë një sulm nëpërmjet internetit nga Rumania në sistemin kompjuterik të Moldavisë. Ai nuk e elaboroi më hollësisht këtë akuzë.

Më herët, presidenti i Moldavisë, Vlladimir Voronjin, kishte akuzuar Rumaninë për përpjekje për përmbysjen e qeverisë së tij. Rumania i ka hedhur poshtë këto akuza.
XS
SM
MD
LG