Ndërlidhjet

Kirgistan: Zhvillohen zgjedhjet presidenciale


Në Kirgistan janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjen e presidentit të ri në këtë vend.

Presidenti aktual, Kurmanbek Bakiev, pritet të fitojë mandat të ri pesëvjeçar, në garë kundër pesë kandidatëve të tjerë.

Zgjedhjet presidenciale të vitit 2005, nga vëzhguesit perëndimorë janë vlerësuar si të lira dhe demokratike.

Autoritetet në Kirgistan, për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, kanë angazhuar rreth 5000 oficerë policie.
XS
SM
MD
LG