Ndërlidhjet

Moskë: Gjeorgjia provokon incidente


Zëvendësministri i Jashtëm rus, Grigori Karasin, ka thënë se do të merren masa konkrete për të penguar riarmatosjen e Gjeorgjisë pas luftës që u zhvillua vitin e kaluar midis këtyre dy vendeve.

Karasin po ashtu akuzoi Tbilisin se është duke provokuar incidente në kufirin e rajonit të shkëputur të Osetisë Jugore në prag të përvjetorit të luftës.

Karasin i bëri këto komente derisa zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, është duke vizituar Gjeorgjinë, për t’i dhënë mbështetjen e Uashingtonit këtij vendi.
XS
SM
MD
LG