Ndërlidhjet

logo-print

Bajden: Mbështesim Gjeorgjinë


Nënpresidenti amerikan Xhozef Bajden përfundon sot vizitën në Gjeorgji.
Pas takimit që paradite ka pasur me presidentin e Gjeorgjisë, Mikhael Shakashvilli, zoti Bajden ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Gjeorgjinë.

“ Shkaku pse unë jam këtu është dëshmia e mbështetjes për ju. Ne dëshirojmë t’ju ndihmojmë që ju të ndërtoni një të ardhme të fortë, të pavarur dhe të prosperitetshme”,ka thënë Xhozef Bajden.

Nga ana tjetër, presidenti i Gjeorgjisë, Mikhale Shakashvilli, ka thënë se pavarësisht faktit që vendi i tij është pjesërisht i okupuar nën presion dhe i sfiduar, përcaktimi i Gjeorgjisë drejtë demokracisë dhe integrimeve evro-atlantike është i pakthyeshëm.

“ Ne kemi vendosur t’i bashkohemi botës së lirë, Evropës dhe NATO-s. Populli i Gjeorgjisë këtë përcaktim e ka mbështetur me referendum dhe këtë nuk mund ta kthej prapa asgjë”,ka thënë Mikhael Shakashvilli.
XS
SM
MD
LG