Ndërlidhjet

logo-print

BE: Islanda aplikon për anëtarësim


Islanda ka aplikuar formalisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gjatë një ceremonie në Stokholm, ministri i Jashtëm i Islandës, Osur Skarfedinson, ia dorëzoi dokumentin për anëtarësim ministrit të Jashtëm suedez, Karl Bild, vendi i të cilit aktualisht kryeson presidencën e BE-së.

Parlamenti i Islandës, javën e kaluar, votoi në favor të anëtarësimit në bllokun 27 anëtarësh.

Ky hap erdhi pasi eknonomia e Islandës u zhyt në recesion global.

Për çështjen e anëtarësimit të Islandës duhet të vendosin po ashtu qytetarët e saj përmes referendumit, ndërsa BE-ja duhet ta miratojë anëtarësimin.
XS
SM
MD
LG