Ndërlidhjet

Koreja Veriore refuzon bisedimet


Koreja Veriore ka kundërshtuar çdo zgjidhje gjithëpërfshirëse në lidhje me programin e saj bërthamor dhe ka refuzuar të kthehet në bisedimet gjashtëpalëshe, derisa Shtetet e Bashkuara të braktisin, siç thuhet, qëndrimin armiqësor karshi Phenianit.

Ambasadori i Koresë Veriore, Ri Gong Sik, i bëri komente gjatë një konference për media të Forumit Rajonal të Asociacionit të Shteteve Juglindore të Azisë (ASEAN), i cili po mbahet në Puket të Tajlandës.

“Nuk do të ketë bisedime gjashtëpalëshe, përderisa Shtetet e Bashkuara nuk braktisin qëndrimin armiqësor”, tha Ri Gong Sik.

Ditë më parë, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se administrata e presidentit Obama është e shqetësuar në lidhje me mundësinë e zhvillimit të lidhjeve ushtarake në mes të Koresë Veriore dhe Mianmarit.
XS
SM
MD
LG