Ndërlidhjet

Kuvendi i Kosovës miraton marrëveshjen për FMN dhe BB


Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar me një votim unanim Marrëveshjen për Përvetësimin e Kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe Memorandumin e Misionit të Thesarit të Bankës Botërore 23-25 qershor 2009.

Me këtë hap, Kosova fiton të drejtën për të marrë kredi për investime kapitale, por, në të njejtën kohë, obligohet t’ua kthejë huatë ish-shteteve të Jugosllavisë.

Bëhet e ditur se përfaqësues i Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar do të jetë ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, ndërsa në Bankën Botërore, guvernatori i Bankës Qendrore, Hashim Rexhepi.
XS
SM
MD
LG