Ndërlidhjet

Gjukanoviq: Pa BE-tensionohet Ballkani


Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor do të rrezikohej po qe se shteteve të këtij rajoni nuk u lejohet anëtarësimi në Bashkimin Evropian, tha kryeminsitri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Ai theksoi se problemet aktuale me të cilat ballafaqohen vendet kandidate për anëtarësim në BE, siç janë Bosnja, Kroacia dhe Maqedonia, po “mbysin” përpjekjet për t’i tejkaluar çështjet e trashëguara nga luftërat e viteve të 90-ta në rajon.

Këto komente, kreu i ekzekutivit malazias i bëri gjatë një konference të përbashkët për media me presidentin e Komisionit Evropian, Hose Manuel Baroso, i cili tha se politika e zgjerimit të BE-së ka për qëllim stabilizimin e Ballkanit.
XS
SM
MD
LG