Ndërlidhjet

Klinton: SHBA-ombrellë mbrojtëse ndaj Iranit


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka folur për herë të parë për masat, të cilat Shtetet e Bashkuara do t’i ndërmerrnin karshi Iranit të pajisur me armë bërthamore.

Ajo tha se Uashingtoni do të krijonte një ombrellë mbrojtëse mbi rajonin e Lindjes së Mesme dhe i bëri thirrje Iranit të kuptojë se zhvillimi i armëve bërthamore nuk do të rrisë sigurinë e këtij shteti.

“Fokusi, të cilin duhet ta ketë Irani, është se po ballafaqohet me perspektivën e krijimit të një gare për armatim në rajon, për shkak të zhvillimit të armëve bërthamore. Kjo do të duhej të ndikonte në kalkulimet e Iranit, se çfarë synon të bëjë dhe cilat do të jenë interesat e tij në aspektin e sigurisë kombëtare”, tha Klinton, në një konferencë për media në Puket të Tajlandës.

Ajo theksoi se nuk ka pasur asnjë ndryshim në politikën e Shteteve të Bashkuara se një Iran bërthamor është i papranueshëm. Klinton po ashtu i bëri thirrje Koresë Veriore për shpërbërjen “e pakthyeshme” të kapaciteteve bërthamore.

“Nonëse kemi fuqizuar sanksionet, ne jemi të hapur për bisedime me Korenë Veriore, por nuk jemi të interesuar për masa gjysmake”, tha Klinton, duke shtuar se Phenianit nuk i kanë mbetur shumë aleatë, të cilët do ta ndihmonin për t’u ballafaquar me presionin ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG