Ndërlidhjet

Kermabon: EULEX nuk negocion me Beogradin


Shefi i misionit të Bashkimit Evropian për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, Iv De Kermabon, ka siguruar Qeverinë e Kosovës se EULEX-i nuk zhvillon negociata me Serbinë.

“EULEX-i nuk negocion me Beogradin. Janë mbajtur takime teknike me Beogradin, Tiranën, Shkupin dhe Podgoricën për ta luftuar krimin e organizuar, trafikimin dhe për ta përmirësuar këmbimin e informatave në fushën e drejtësisë, të doganës dhe të policisë”, tha Kermabon, gjatë takimit të njëmbëdhjetë të Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit, të bashkëkryesuar nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.

Njoftohet se në takim, EULEX-i i ka prezantuar Qeverisë së Kosovës Raportin e Programit, vlerësimin e parë gjithëpërfshirës të anëve pozitive dhe të të metave të institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit, që nga fillimi i misionit evropian në dhjetor të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG