Ndërlidhjet

logo-print

Ren: Shkupi mund të nisë këtë vit negociatat për anëtarësim në BE


Marrja e datës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian varet nga përmbushja e obligimeve dhe dinamika e rezultateve të arritura në dy muajt e ardhshëm, ka thënë Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oli Ren, pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

“Eksiztojnë gjasa reale që të merret data për fillimin e negociatave, por kjo varet nga përmbushja e obligimeve dhe rezultatet në dy muajt e ardhshëm”, tha Ren.

Ai i cilësoi si pozitive përpjekjet e përfaqësuesit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara në kontestin rreth emrit të Maqedonisë, Metju Nimic, por tha se kontesti për emër me Greqinë nuk do të ndikojë drejtpërdrejt në çështjen e bisedimeve për anëtarësim.

Gruevski, ndërkaq, theksoi përkushtimin e Shkupit në përmbushjen e kritereve të kërkuara nga BE-ja dhe në zgjidhjen e kontestit për emër me Greqinë.

“Marrja e lajmit për rekomandimin e vizave gjithsesi se, në mënyrë plotësuese, ndikon në motivimin e institucioneve dhe të shtetit në përgjithësi për përshpejtimin e reformave për marrjen e raportit pozitiv nga Komisioni Evropian dhe për marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha Gruevski.
XS
SM
MD
LG