Ndërlidhjet

logo-print

Kirgizi: Bakiev kryeson rezultatin e zgjedhjeve


Presidenti aktual, Kurmanbek Bakiev, është duke udhëhequr pas votimit të djeshëm në Kirgistan, vend ky në Azinë Qendrore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se nga një të tretat e votave të numëruara, Bakiev udhëheq me 89%.

Ndërkaq, kundër-kandidati i tij, Almazbek Atambaev, i cili procesin zgjedhor e quajti të manipuluar, ka fituar 6 %.

Vëzhguesit ndërkombëtarë sot më vonë pritet të japin vlerësimin e tyre për ecurinë e procesit zgjedhor të zhvilluar në Kirgistan.
XS
SM
MD
LG