Ndërlidhjet

Giki: OKB-ja nuk është përjashtuar në Kosovë


Zëdhënësi i UNMIK-ut në Kosovë, Rasell Giki, ka thënë se OKB-ja nuk është e përjashtuar në Kosovë, por aktualisht BE-ja ka rol të rëndësishëm.

“Nuk mendoj se Kombet e Bashkuara janë të përjashtuara, por është e natyrshme që Bashkimi Evropian të ketë rol të rëndësishëm, duke pasur parasysh perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, i tha Rasell Giki gazetës beogradase, Danas.

Ai më tutje ka theksuar se roli i misionit të OKB-së në Kosovë është që të ndihmojë në zgjidhjen e disa çështjeve praktike ndërmjet Prishtinës e Beogradit.

“Për të evituar vakuumin dhe jostabilitetin, misioni do të vazhdojë të luajë rol edhe në rastet kur të tjerët këtë nuk e dëshirojnë, siç është tash rasti me rolin administrativ të UNMIK-ut në veri të Kosovës dhe krijimin e kushteve të nevojshme që Kosova ta fitojë përfaqësuesin në Interpol”, tha Rasell Giki.
XS
SM
MD
LG