Ndërlidhjet

logo-print

Maliki: SHBA-të mund të mbesin edhe pas 2011-ës


Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, thotë se disa traupa të Shteteve të Bashkuara mund të mbesin në këtë vend edhe pas vitit 2011, kur parashihet që forcat amerikane të largohen.

Sipas tij, kjo do të varet nga situata e sigurisë në Irak në atë kohë.

Këto komente të tij në Uashington u bënë një ditë pasi presidenti amerikan, Barak Obama, tha se Shtetet e Bashkuara janë në procesin e tërheqjes së plotë të trupave deri në fund të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG