Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: U arrestuan 40 veta për korrupsion


Një grup prej 40 zyrtarëve lokalë dhe disa rabinëve është arrestuar në një operacion madhor të korrupisonit në shtetin lindor amerikan, Nju Xhersi.

Prokurorët federalë kanë thënë se rrjeti i pastrimit të parave kishte operuar ndërmjet Nju Jorkut dhe Izraelit, duke lëvizur dhjetëra miliona dollarë nëpër organizatat humanitare izraelite.

Raportohet se një rabin ka pranuar shitjen e organeve njerëzore për 10 vite.

Guvernatori i shtetit, Xhon Korzine, tha se shkalla e korrupsionit “është thjesht e tmerrshme dhe nuk mund të tolerohet”.
XS
SM
MD
LG