Ndërlidhjet

Ballkan: Temperatura ekstremisht të larta


Nga temperaturat e larta në Serbi është raportuar për vdekjen e një personi në qytetin Shabac.

Në Beograd janë regjistruar temperatura afro 40 gradë, por matjet jozyrtare kanë treguar edhe 44 gradë Celsius.

Temperatura të larta, deri në 40 gradë, janë shënuar edhe në Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa meteorologët në Shqipëri kanë tërhequr vërejtjen se dita e sotme mund të jetë më e nxehta këtë vit.

Në Kroaci, temperaturat në mëngjes, në bregdet, ishin afro 30 gradë, ndërsa thuhet se ato gjatë ditës mund të arrijnë në më tepër se 40 gradë.

Ekspertët thonë se vala e motit shumë të nxehtë do të lëvizë nga Ballkani gjatë kësaj fundjave, ndërsa temperaturat priten të jenë afro 30 gradë Celsius.
XS
SM
MD
LG