Ndërlidhjet

Ren anulon takimet në Bosnjë


Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oli Ren, ka anuluar takimet në Bosnjë për shkak të problemeve shëndetësore.

Ren arriti në Sarajevë të enjtën mbrëma, por sipas një njoftimi të lëshuar nga zyra e Komisionit Evropian në Bosnjë thuhet se ai ka anuluar të gjitha takimet “për shkak të problemeve shëndetësore”, ndërsa nuk jipen më tepër detaje.

Pas vizitave të tij në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni, Ren pritej të përfundonte turneun ballkanik në Bosnjë, ku ai mendohej të takonte presidencën tri palëshe të këtij shteti.

Komisioneri evropian pritej poashtu t’i drejtohej parlamentit të Bosnjës për të diskutuar çështjet që kanë të bëjnë me përpjekjet e Sarajevës për t’u anëtarësuar në BE.
XS
SM
MD
LG