Ndërlidhjet

Iran: Kërkohet shkarkimi i Mashajes


Politikani iranian i vijës së ashpër, Ajatollah Ahmad Katami, i cili udhëhoqi faljen e xhumasë në Teheran, i bëri sërish thirrje presidentit, Mahmud Ahmedinexhad, të shkarkojë, Esfandiar Rahim Mashajen, nga posti i zëvendëspresidentit.

Ahmedinexhad kishte emëruar Mashajen në postin e zëvendëspresidentit të parë të Iranit javën e kaluar.

Katami tha se Mashaje duhet të shkarkohet “sa më parë dhe pa hezitim”.

Emërimi i Mashajës për zëvendëspresident kishte nxitur kritika të ashpra edhe brenda qarqeve mbështetëse të Ahmedinexhadit, marrë parasyh deklaratën e të emëruarit se Irani është mik për njerëzit e Izraelit.

Mashaje është vjehrri i të birit të Ahmedinexhadit.
XS
SM
MD
LG