Ndërlidhjet

Rusi: 17 të vdekur nga aksidenti


Së paku 17 njerëz janë vrarë si pasojë e përplasjes së një autobusi me një kamion transportues të naftës në jug të Rusisë, njoftuan zyrtarët.

Kreu i ministrisë rajonale për Emergjenca në Rusinë jugore, Olleg Grekov, tha se 17 njerëz kanë vdekur kur një autobus, i cili po lëvizte nga Krasnodari në drejtim të Volgodonskit, u ndesh me një kamion në afërsi të qytetit Rostov.

Agjencitë ruse të lajmeve, ndërkaq, raportuan për 20 njerëz të vdekur gjatë këtij incidenti.
XS
SM
MD
LG