Ndërlidhjet

Raportet ruso-amerikane 50 vjet më parë


Kryeministri sovjetik, Nikita Hrushov, duartroket pas fjalimit të nënpresidentit amerikan, Riçard Nikson, në Ekspozitën Kombëtare Amerikane, 24 korrik 1959.
Kryeministri sovjetik, Nikita Hrushov, duartroket pas fjalimit të nënpresidentit amerikan, Riçard Nikson, në Ekspozitën Kombëtare Amerikane, 24 korrik 1959.
Në parkun e gjelbër në atë që në vitin 1959 ishte periferi e Moskës, inxhinierët amerikanë ndërtuan një seri të pavijoneve, të mbushura deri në buzë me art e modë, krahas artikujve të fundit konsumues amerikanë.

Pavarësisht të nxehtit përcëllues të korrikut, kur u hapen dyert e Ekspozitës Kombëtare Amerikane në Moskë, 50 vjet më parë, më se dy milionë njerëz përshkuan parkun për të dëgjuar udhëzimet amerikane, që përshkruanin se si përdorën makinat e larjes, kamerat polaroid e shumë artikuj të tjerë.

Ekspozita u bë një ngjarje madhështore. Vendi i ‘debatit të kuzhinës’ Nikson-Krushov shënoi një episod të veçantë në uljen e tensioneve tepër të larta të Luftës së Ftohtë – diçka që organizatorët sot e shohin si një precedent të rëndësishëm për përpjekjet e presidentit amerikan, Barak Obama, për të përmirësuar marrëdhëniet me Moskën.

Xhek Mesi, projektues i ekspozitës, thotë se nuk ishte qëllimi që t’i bënin sovjetikët për të besuar se kapitalizmi ishte më i mirë se komunizmi, por që “t’u tregohej atyre se kush jemi”.

”Për fat të keq, siç ndodhte zakonisht me ekspozitat amerikane, nuk kishim para të mjaftueshme. Ne kishim vetëm 3.6 milionë dollarë për ekspozitën në Moskë, përderisa një vit më herët për pavijonin e Shteteve të Bashkuara në Bruksel kishim 14 milionë dollarë”.

Megjithatë, ngjarja në Moskë ishte një sukses i madh. Vizitorët kishin qëndruar në radhë për orë të tëra për të parë ekspozitën. Shumë prej tyre për herë të parë kishin provuar shijen e Pepsi-Kolës.

Gjysmë dekade pas vdekjes së Stalinit, sovjetikët dëshironin tej mase t’i përshtateshin jetës së Perëndimit.

Tatjana Stepanova ishte 16 vjeçe në atë kohë.

“Ishte shumë, shumë bukur dhe interesante. Isha në çdo pavijon, madje dhe aty ku ishin traktorët. Doja të shihja çdo gjë”.

Kur Riçard Nikson, atëbotë nënpresident i SHBA-ve, dhe kryeministri sovjetik, Nikita Hrushov, shëtitën përmes ekspozitës në ditën e hapjes, dy liderët befasuan ndihmësit e tyre, duke ndaluar para një modeli të kuzhinës, për të debatuar rreth përparimeve teknologjike të shteteve të tyre.
Ata vazhduan debatin në një studio televizive RCA, ku Nikson tha se SHBA-të ishin përpara në zhvillimin e videokasetave me ngjyrë, që përdoreshin edhe për incizimin e takimit të tyre.

Nixon And Khrushchev In 1959
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:02:28 0:00
XS
SM
MD
LG