Ndërlidhjet

Hagë: Shesheli dënohet me 15 muaj burg për libër


Gjykata ndërkombëtare për krime lufte në ish-Jugosllavi ka dënuar me 15 muaj burg liderin e serbëve ultranacionalist, Vojsllaf Sheshel, sepse ka identifikuar dëshmitarët e mbrojtur në një libër të tij.

Gjykatësi tha se Shesheli qëllimisht publikoi "një mori informatash të detajuara” të tre dëshmitarëve të gjykimit të tij për krime lufte, identitetet e të cilëve ishin kërkuar të mbahen të fshehta për mbrojtjen e tyre.

Sheshel ballafaqohet me 15 akuza të tjera për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për shkak të persekutimit të kroatëve, myslimanëve dhe pjesëtarëve të etnive joserbe gjatë luftërave në Kroaci dhe Bosnjë në fillim të viteve të 90-ta.
XS
SM
MD
LG