Ndërlidhjet

Kosovë: Analizohen tri raste të dyshuara për grip të derrave


Ministria e Shëndetësisë ka pohuar se në Kosovë janë evidentuar tri raste të dyshuara të të infektuarve me grip të derrave.

“Dje, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka identifikuar tri raste te dyshimta, pa shenja klinike. Të tretë janë qytetarë të Kosovës, dy kanë jetuar në botën e jashtme dhe janë kthyer në Kosovë për pushime. I treti është kosovar. Ata nuk kanë shenja të gripit të derrave”, ka thënë per Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Ministrise se Shëndetësisë, Faik Hoti.

Ai ka thënë se analizat përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë dërguar në laboratore jashtë vendit, dhe rezultatet pritet të kthehen brenda 48 orësh.

“Klinikisht nuk ka shenja të sëmundjes. Momentalisht në Klinikën Infektive nuk ka raste të hospitalizuara dhe raste të dyshuar në terren”, ka deklaruar Hoti.
XS
SM
MD
LG