Ndërlidhjet

Biznesmeni shqiptar blen aksionet e Bolonjës


Biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi, ka blerë shumicën e aksioneve të Series A të klubit të Bolonjës, njofton agjencia e lajmeve AP.

Biznesmeni, i cili drejton kompaninë shqiptare të naftës Taçi Oil International, thotë se ka paguar 61 milionë dollarë për të blerë 80 për qind e klubit në një marrëveshje që do të hyjë në fuqi më 3 gusht.

Klubi i Bolonjës ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes, por nuk ka bërë të ditura kushtet financiare.

Taçi i tha një stacioni televiziv të Shqipërisë se blerja e aksioneve të Bolonjës mund të shërbejë si një "dritare mundësie" për lojtarët e talentuar shqiptarë.
XS
SM
MD
LG