Ndërlidhjet

Zelaja synon hyrjen në Honduras


Policia e Hondurasit ka hedhur lotsjellës mbi idhtarët e presidentit të përmbysur Manuel Zelaja në çastin kur ai kishte arritur në anën tjetër të kufirit me Nikaraguan. Pjestarët e policisë u konfrontuan me simpatizantët e e Zelajes, që ishin tubuar për të pritur Zelajen i cili për disa çaste hyri në teritorin e Hondurasit. Qeveria e përkohshme ka zbatuar orën policore dhe ka porositur se nëse Zelaja do të hyjë në teritorin e Hondurasit do të arrestohet.
XS
SM
MD
LG