Ndërlidhjet

logo-print

Obama dhe Braun ftojnë NATO-n për ndihmë në Afganistan


Kryeministri i Britanisë së Madhe Gordon Braun dhe presidenti amerikan Barak Obama kanë kërkuar nga aleatët e NATO-s që të ndajnë barrën e luftimeve të rënda në Afganistan
Zyra e kryeministrit Braun ka bërë të ditur se dy liderët kanë biseduar përmes telefonit të premtën vonë për situatën në Afganistan.
Trupat amerikane dhe britanike kanë pësuar humbje në njerëz gjatë përpjekjeve për të dëbuar militantët talibanë nga krahina Helmand.
Gjatë muajit korrik në luftimet në Afganistan kanë vdekur 19 ushtarë britanikë.
XS
SM
MD
LG