Ndërlidhjet

Bisedimet SHBA - Rusia pas një muaji


Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë mbyllur raundin e katërt të bisedimeve për marrëveshjen e re për armatimin bërthamor dhe kanë vendosur që negociatat t’i vazhdojnë pas një muaji në Xhenevë, ka bërë të ditur ministria ruse e punëve të Jashtme.
Në kumtesë nuk apostrofohen hollësitë e bisedimeve, por vihet në pah se ato janë zhvilluar mbi bazën e ujdisë parimore për zvoglimin e armëve bërthamore që e kanë arritur presidentët e SHBA-ve, Barak Obama dhe ai i Rusisë, Dmitrij Medvedev në fillim të korrikut në Moskë.
Raundi i katërt i bisedimeve filloi të mërkurën dhe përfundoi mbrëmë, ndërsa negociatorët amerikanë dhe rusë kanë negociuar për marrëveshjen që duhet të zëvendësoj ujdinë e deritashme START, që është nënshkruar në vitin 1991. Kjo marrëveshje që u arritë disa muaj para shpërbërjes së ish Bashkimit Sovjetik bëri që dy vendet të zvogëlojnë numrin e kokave bërthamore nga 10 mijë në 6 mijë sish.
XS
SM
MD
LG