Ndërlidhjet

logo-print

Vdiç veterani i fundit i Luftës së Parë Botërore


Në moshën 111 vjeçare ka vdekur veterani i fundit i Luftës së Parë Botërore, Hari Pek (Harry Patch), ka bërë të ditur shtëpia për të moshuarit në Uels.
Kryeministri britanik Gordon Braun tha se i gjithë vendi do të ndjejë keqardhje për “vdekjen e njeriut të madh”.
Pek ishte ushtari i fundit në jetë që kishte shërbyer në Luftën e Parë Botërore /1914-1918/. Një veteran tjetër i kësaj lufte Henri Olingem që ishte 113 vjeçar vdiç javën e kaluar.
XS
SM
MD
LG