Ndërlidhjet

SHBA: Gejts viziton Lindjen e Mesme


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, sot niset për në turne në Lindjen e Mesme, gjatë së cilës do të bisedoj edhe lidhur me përpjekjet për t’i ndalur ambicjet bërthamore të Iranit.

Planifikohet që nesër, sekretari Gejts, të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, e pastaj shkon në Jordani, për bisedime me Mbretin Abdullah.

Zyrtarë të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara kanë thënë se izraelitët janë shumë të shqetësuar lidhur me Iranin, si kërcënim për rajonin.

Në Jordani, zoti Gejts, do të fokusohet në përpjekjet e koordinuara, që Irakut të mbetet stabil, pasi forcat e Shteteve të Bashkuara të largohen nga ky vend deri në fund të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG