Ndërlidhjet

Kirgizi: Opozita paraqet dëshmi të vjedhjeve


Opozita në Kirgizi sot ka paraqitur video incizime, që pretendojnë të tregojnë vjedhje të mëdha gjatë zgjedhjeve presidenciale, të mbajtura të enjten e kaluar.

Opozita, poashtu, ka shpallur plane për demonstrata kundër qeverisë.

Sipas rezulztateve zyrtare, presidenti Kurmanbek Bakiev, ka fituar edhe mandatin e dytë në këto zgjedhje, duke fituar afro 83% të votave.

Bashkimi Evropian dhe OSBE-ja kanë thënë se zgjedhjet nuk ishin sipas standardeve ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG