Ndërlidhjet

Çeçeni: 6 militantë janë vrarë nga forcat ruse


Autoritetet e Rusisë thonë se sot forcat e sigurisë kanë vrarë 6 militantë në Çeçeni dhe dy të tjerë në Ingushetinë fqinje.

Ministria e Brendshme e Çeçenisë njoftoi se militantët ishin bllokuar në një shtëpi, në fshatin Goiti, duke refuzuar të dorëzohen dhe ishin përgjigjur me zjarr.

Të gjithë militantët ishin vrarë, ndërsa gjatë të shtënave, ishin plagosur edhe pesë pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Njëherësh, Ministria e Brendshme në Ingusheti, tha se forcat e sigurisë kishin vrarë dy militantë, të ciliët kishin hapur zjarr, kur trupat ishin përpjekur që t’i arrestonin.
XS
SM
MD
LG