Ndërlidhjet

Iran: Opozita kërkon leje për nderimin e të vrarëve


Liderët opozitarë në Iran, Mirhosein Musavi dhe Mehdi Karroubi, kanë kërkuar leje nga Ministria e Brendshme, për të mbajtur një ceremoni nderimi për demonstruesit e vrarë në protestat lidhur me zgjedhjet e fundit presidenciale.

Agjencia e lajmeve ISNA, ka raportuar se kjo kërkesë u bë në letrën dërguar Ministrit të brendshëm, Sadik Mahsuli.

Sipas liderëve të opozitës, në këtë ceremoni, nuk do të ketë fjalime dhe pjesëmarrësit me heshtje do t’i nderojnë të vrarët.
XS
SM
MD
LG