Ndërlidhjet

Kllinton: Talibanët nën presion


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Kllinton ka thënë se talibanët në Afganistan gjenden nën presion të madh.
Duke folur në një televizion në Shtetet e Bashkuara, Kllinton mes tjerash tha se përveç rritjes së pranisë ushtarake amerikane në Afganistan, është parë edhe rritje e veprimeve kundër talibanëve, nga ana e qeverisë dhe ushtrisë së Pakistanit.
Përleshjet dhe sulmet janë rritur në Afganistan në prag të zgjedhjeve presidenciale, që mbahen muajin e ardhshëm. NATO-ja ka ndërmarr një ofensivë të madhe në jug të këtij vendi, me ç’ rast janë shënuar numër rekord të viktimave nga radhët e ushtareve të huaj.
XS
SM
MD
LG