Ndërlidhjet

Bildt: Procesi me Islandën, të mos e dëmtoj Ballkanin


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian, sot në Bruksel, diskutojnë për procesin e zgjerimit, e veçanërisht për kandidaturën e Islandës për anëtarësim në BE.

Karld Bildt, ministër i jashtëm i Suedisë, e cila aktualisht e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, para takimit, tha se për Islandën “mund të jetë një rrugë më e shkurtër, pasi ky vend tashmë është pjesë e tregut të përbashkët dhe e zonës Shengen”.

Mëtutje ai theksoi se derisa të punohet me Islandën, lidshur me procesin e pranimit, qeveritë e vendeve anëtare të BE-së, nuk duhet t’i harrojnë vendet që synojnë anëtarësim nga Ballkani, siç janë Serbia apo Shqipëria.

“Nuk mendoj se frustrimet e mundshme në Ballkan, kanë të bëjnë me Islandën. Çdo gjë ka të bëjë me bllokadat që i kemi”, tha Bild, duke theksuar se “kjo e shqetëson shumë”.

Agjencia Rojters raporton se pritet që ministrat e jashtëm të BE-së do ta përsërisin perspektivën për anëtarësim në BE të vendeve të Ballkanit dhe të theksojnë se do ta shqyrtojnë kërkesën e Shqipërisë për pranim, pasi të kompletohen procedurat e saj të zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG