Ndërlidhjet

Miçel arriti në Kajro për takim me Mubarakun


I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Xhorxh Miçel, arriti në Kajro, për të biseduar me presidentin e Egjiptit, Hosni Mubarak, lidhur me procesin e bllokuar të paqes.

Zoti Miçel në Kajro arriti një ditë më herët se sa ishte planifikuar, ndërsa pas takimit të sotëm me presidentin Mubarak, ai do të bisedoj edhe me liderin palestinez, Mahmud Abas dhe me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu.

Ky aktivitet i të dërguarit Miçel, po bëhet para vizitës së paraparë për këtë javë në Linjen e Mesme, të sekretarit amerikan të mbrojtjes, Robert Gejts dhe Këshilltarit për Siguri Kombëtare, Xhejms Xhons.
XS
SM
MD
LG