Ndërlidhjet

K. Veriore: E hapur për dialog të ri


Koreja Veriore tha sot se është e hapur për dialog të ri për uljen e tensioneve lidhur me programin e saj bërthamor.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të këtij vendi thuhet se “ekziston një formë specifike dhe e rezervuar e dialogut, për ta shqyrtuar situatën aktuale”.

Megjithatë, Pheniani e bëri të qartë përsëri se nuk do të kthehet në bisedimet atomike gjashtë palëshe, në të cilat përfshihen Kina, Japonia, Koreja Jugore, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, duke thënë se ky forum po synon vetëm “çarmatimin dhe pa aftësimin” e Koresë Veriore.

Ekspertët vlerësojnë se kjo deklaratë paraqet një thirrje direkte për Shtetet e Bashkuara, përkundër refuzimit të Uashingtonit, që t’i anashkaloj bisedimet e gjëra ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG