Ndërlidhjet

logo-print

Jerusalem: Arriti sekretari i mbrojtjes Gejts


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, arriti në Izrael për bisedime lidhur me përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për ripërtritjen e procesit paqesor të bllokuar në Lindjen e Mesme.

Pritet që të diskutohet edhe për programin e kontestuar atomik të Iranit.

Zoti Gejts tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë se Teherani do të përgjigjet deri në vjeshtë ndaj ofertës për angazhim lidhur me këtë çështje.

Ai këto komente i bëri pas takimit me Ministrin e Mbrojtjes së Izraelit, Ehud Barak.

Lidhur me Iranin, zoti Barak, tha se asnjë opsion nuk është “i përjashtuar”.
XS
SM
MD
LG