Ndërlidhjet

Sarkozi doli nga spitali


Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, ka lëshuar spitalin ku kaloi një natë pasi u sëmurë duke vrapuar të dielën.

Zyra e presidentit bëri të ditur që testet kanë konfirmuar se 54 vjeçari, Sarkozi, nuk ka probleme me zemër dhe se marramendja ishte shkaktuar nga lodhja.

Presidenca njoftoi se mjekët nuk i kanë caktuar trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, por se i është thënë të pushoj për disa ditë.
XS
SM
MD
LG