Ndërlidhjet

Iran: Shkarkohet ministri i Inteligjencës


Zyra e presidentit iranian, Mahmud Ahmedinexhad, ka njoftuar se presidenti ka shkarkuar nga puna ministrin e Inteligjencës.

Agjencia e lajmeve IRNA citoi zëvendësdrejtorin për Komunikim në zyrën e Ahmedinexhadit, Mohamad Xhafar Mohamadzade, të ketë thënë se është shkarkuar nga puna Golam Hosein Mohseni Ejie.

Por, ai hodhi poshtë raportet e mediave lokale, sipas të cilave janë shkarkuar nga detyra tre ministra të tjerë.

Për shkak të kritikave të shumëta, Ahemdinexhad, të shtunën, shkarkoi nga detyra zëvendëspresidentit të parë të Iranit, Esfandiar Rahim Mashajen, të cilin më pas e emëroi në postin e shefit të stafit.
XS
SM
MD
LG