Ndërlidhjet

Alaskë: Tërhiqet nga posti Sera Pejllin


Guvernatorja e shtetit të Alaskës, Sera Pejllin, është tërhequr zyrtarisht nga posti.

Në një fjalim lamtumirës në Ferbenks, ajo sinjalizoi, pa dhënë detaje, planet e saja në fushën e politikës.

Pejllin ishte e panjohur jashtë Alaskës, deri para një viti, kur kandidati i republikanëve për president, Xhon MekKejn, zgjodhi atë për të kandiduar për postin e zëvendëspresidentes.

Pejllin u tërhoq nga posti i guvernatores 17 muaj para përfundimit të mandatit.
XS
SM
MD
LG