Ndërlidhjet

Mianmar: Finalizohet gjykimi i Su Kji-së


Një zyrtar i qeverisë së Mianmarit bëri të ditur se ka filluar paraqitja e argumenteve finale në gjykimin e liderës së opozitës, Aung San Su Kji.

Seanca e sotme gjyqësore është e fundit para shpalljes së vendimit në muajin e ardhshëm.

Su Kji akuzohet për shkelje të arrestit shtëpiak, kur një burrë amerikan notoi liqenin dhe hyri në shtëpinë e saj pa leje zyrtare.

Liderja opozitare mund të dënohet me burgim deri në pesë vjet.
XS
SM
MD
LG